Një person ka humbur jetën në Dubai pasi mbetjet e një predhe raketore të interceptuar ranë mbi automjetin e tij. Sipas autoriteteve lokale, viktima ishte një shofer me origjinë aziatike.
Ngjarja u konfirmua nga Zyra e Medias në Dubai, ndërsa raportohet se incidenti ndodhi në kohën kur Iran ka kryer sulme ndaj Emiratet e Bashkuara Arabe, pavarësisht deklaratave të presidentit Masoud Pezeshkian se nuk do të kishte më goditje ndaj vendeve të Gjirit Persik.
