Pesë futbolliste iraniane pranohen për azil në Australi, pas presionit nga Trumpi

Pesë futbolliste iraniane pranohen për azil në Australi, pas presionit nga Trumpi

Pesë futbolliste të ekipit iranian të futbollit të femrave u është pranuar kërkesa për azil në Australi, pasi ato arritën të arratiseshin nga rojet e qeverisë pas një ndeshjeje futbolllistike.

Kështu njoftoi presidenti amerikan Donald Trump, i cili tha se kishte folur me kryeministrin australian, Anthony Albanese.

Trump shtoi se anëtare të tjera të ekipit, të cilat kanë qenë në Australi për Kupën Aziatike të Femrave, “ndjejnë se duhet të kthehen sepse janë të shqetësuara për sigurinë e familjeve të tyre, duke përfshirë kërcënimet ndaj atyre anëtarëve të familjes nëse nuk kthehen”.

Nuk ishte e qartë se sa lojtare iraniane mbetën në Australi, transmeton Gazeta Enigma.

Spekulimet ishin shtuar prej ditësh se disa nga lojtaret do të përpiqeshin të kërkonin azil në Australi pas raportimeve se ato ishin quajtur “tradhtare” për shkak se kishin refuzuar të këndonin himnin e tyre kombëtar para ndeshjes hapëse të Kupës së Azisë për Gra, e cila filloi në Australi javën e kaluar.

Të hënën pati një përleshje të tensionuar në hotelin e ekipit, ku protestuesit anti-regjim iranian u mblodhën ndërsa lojtaret përgatiteshin të hipnin në një autobus që i çonte në aeroport për fluturimin e tyre të kthimit në Iran.

Të hënën në mbrëmje, sipas orës lokale, u raportua se pesë nga lojtaret kishin shmangur kujdestarët e regjimit dhe po strehoheshin nga policia federale australiane.

“Policia i ka çuar ato në një vend të sigurt”, tha një aktiviste e të drejtave të njeriut.

Trump më parë i kishte bërë thirrje Albanese-s t’u jepte azil anëtareve të ekipit.

“Australia po bën një gabim të tmerrshëm humanitar duke lejuar që ekipi kombëtar i futbollit të femrave të Iranit të detyrohet të kthehet në Iran, ku ato ka shumë të ngjarë të vriten. SHBA-të do t’i marrin ato nëse ju nuk i merrni”, shkroi Trump në një postim.

Related Articles