Real Madridi po synon transferimin e Haaland, që t’i bashkohet Mbappes

Real Madridi po synon transferimin e Haaland, që t’i bashkohet Mbappes

Drejtuesit e Real Madridit nuk e kanë përjashtuar ende mundësinë që në të ardhmen të bashkojnë në të njëjtin ekip dy nga sulmuesit më të mëdhenj të futbollit botëror, Kylian Mbappe dhe Erling Haaland.

Sipas raportimeve të gazetës franceze L’Equipe, gjithçka mund të varet nga vendimi që do të marrë Vinicius Junior për rinovimin e kontratës së tij.

Sulmuesi norvegjez Haaland (25 vjeç) vazhdon të jetë në radarët e klubit madrilen, edhe pse rreth një vit më parë ai zgjati kontratën me Manchester City deri në qershor të vitit 2034.

Si do të funksiononte dyshja Mbappe–Haaland?

Megjithëse të dy lojtarët kanë respekt për njëri-tjetrin, ata në fakt nuk njihen mirë personalisht.

Të dy janë të sponsorizuar nga brendi sportiv ‘Nike’, por nuk kanë marrë pjesë ende në ndonjë fushatë të përbashkët reklamuese.

Madje, sipas raportimit, një nga rastet e rralla kur ata kanë qenë pranë njëri tjetrit ka ndodhur rastësisht në aeroportin ‘Le Bourget’ në Paris, ku të dy po udhëtonin me avionë privatë në orare të ngjashme, por drejt destinacioneve të ndryshme.

Një lidhje e vogël mes tyre është edhe francezi Rayan Cherki, i cili konsiderohet mik i përbashkët i dy sulmuesve.

Related Articles