SC Gjilani ka njoftuar se gjendja e futbollisti Sabit Bilali është stabile, pa komplikime serioze, dhe ai aktualisht ndodhet në proces rikuperimi nën mbikëqyrje mjekësore.
Bilali pësoi një goditje të fortë në zonën e syrit, gjatë ndeshjes së fundit kampionale kundër FC Ferizajt.
Menjëherë pas incidentit, Bilali mori asistencën e nevojshme nga stafi mjekësor dhe iu nënshtrua ekzaminimeve të detajuara mjekësore.
“Pas vlerësimit klinik dhe kontrollimeve përkatëse, ju njoftojmë se gjendja e lojtarit është stabile, pa komplikime serioze, dhe ai aktualisht ndodhet në proces rikuperimi nën mbikëqyrje mjekësore”, thuhet në njoftimin e SC Gjilanit.
Tutje klubi tha se stafi mjekësor do të vazhdojë monitorimin e gjendjes së tij dhe rikthimi në aktivitet sportiv do të bëhet vetëm pas vlerësimit të plotë mjekësor.
“Faleminderit për mbështetjen dhe interesimin tuaj”, u tha në fund të komunikatës.
