Në mbledhjen e jashtëzakonshëm të Këshillit Prokurorial të Kosovës është zgjedhur kryesuesi i ri, si dhe zëvendëskryesuesi i këtij institucioni.
Kryesues i Këshillit Prokurorial të Kosovës u zgjodh Arian Gashi me shumicën e votave të anëtarëve të KGJK-së.
Gashi ka premtuar gjithashtu rritje të transparencës dhe hapje më të madhe ndaj mediave, duke thënë se Këshilli Prokurorial nuk duhet të “barrikadohet”, siç sipas tij ka ndodhur në të kaluarën.
Ai shtoi se gjatë mandatit të tij do të angazhohet që puna e KPK-së të udhëhiqet mbi bazën e garancive kushtetuese, me trajtim të barabartë dhe të paanshëm.
Këshilli Prokurorial i Kosovës ka zgjedhur Dardan Vuniqin zëvendëskryesues i KPK-së.
