Ademi takohet me Konjufcën, flasin për ndeshjen e Kosovës me Sllovakinë

Ademi takohet me Konjufcën, flasin për ndeshjen e Kosovës me Sllovakinë

Kryetari i Federatës së Futbollit të Kosovës, Agim Ademi, së bashku me anëtarin e KE të FFK-së, Samir Ujkani dhe menaxherin e ekipit kombëtar, Bajram Shala, zhvilluan një vizitë pune tek zëvendëskryeministri i parë dhe ministri i Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Glauk Konjufca.

Gjatë takimit, krerët e FFK-së e informuan Konjufcën për përgatitjet rreth ndeshjes së rëndësishme kundër Sllovakisë, në kuadër të “play-off”-it për Kupën e Botës 2026, si dhe për organizimin e udhëtimit të ekipit drejt Bratisllavës.

“Ai na përgëzoi për rezultatet e arritura deri më tani, duke theksuar se puna ekipore dhe angazhimi i përbashkët kanë sjellë fitore të rëndësishme dhe e kanë përfaqësuar denjësisht vendin tonë në arenën ndërkombëtare. Gjithashtu vuri në pah se institucionet shtetërore do të ndërmarrin të gjitha veprimet e nevojshme për ta mbështetur Kosovën në këtë rrugëtim historik”, shkroi Ademi në një postim në Facebook.

“E falënderuam Zëvendëskryeministrin për pritjen e ngrohtë dhe për mbështetjen e vazhdueshme të institucioneve të Republikës së Kosovës ndaj ekipit tonë kombëtar në rrugëtimin tonë drejt realizimit të synimeve tona”, shtoi në fund i pari i FFK-së.

Related Articles