Kurti e emëron Blerim Sallahun këshilltar ligjor

Kurti e emëron Blerim Sallahun këshilltar ligjor

Blerim Sallahu është emëruar këshilltar ligjor i Kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti.

Lajmin e ka bërë të ditur vetë Sallahu përmes një postimi në Facebook, të hënën.

“Me nder dhe përgjegjësi të veçantë ju njoftoj se, me ftesë të Kryeministrit të Republikës së Kosovës, Albin Kurti, i bashkohem Kabinetit të tij në cilësinë e Këshilltarit Ligjor”, shkroi Sallahu.

Ai theksoi se pas përvojës së tij institucionale si zëvendësministër i Drejtësisë dhe më pas si ushtrues detyre i Ministrit të Drejtësisë, e sheh këtë angazhim si “vazhdim të përkushtimit tim për të kontribuar në forcimin e shtetit të së drejtës dhe institucioneve të Kosovës”.

“Ky moment për mua ka edhe një domethënie të veçantë personale. Shumë vite më parë kemi punuar së bashku në zyrat e Lëvizjes Vetëvendosje me Kryeministrin e sotëm, në një kohë kur ai ende nuk e mbante këtë detyrë. Sot, angazhimi im në Kabinetin e tij është vazhdim i një rrugëtimi të përbashkët të ndërtuar me besim, përkushtim dhe punë ndër vite”, potencoi ai ndër të tjera.

Related Articles