Ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia ka njoftuar se ka nënshkruar kontratën për vazhdimin e punimeve në Spitalin e Ferizajt, raporton Gazeta Enigma.
Teksa e kumtoi lajmin ai tha se projekti do finalizohet brenda 30 mujash.
“Pas shumë sfidave dhe vështirësive të trashëguara e të reja, ky projekt do të finalizohet brenda 30 muajsh. Ky është një projekt shumë i rëndësishëm për këtë rajon, që do të realizohet sipas standardeve më të larta të infrastrukturës spitalore, me një kosto prej 24 milionë euro”, theksoi ai. “Urime për të gjithë qytetarët e Ferizajt për këtë projekt të shumëpritur
Rinisin punimet në Spitalin e Ferizajit me kosto 24 milion euro, Vitia jep lajmin
