Në 24 orët e fundit në Kosovë është regjistruar një viktimë nga COVID-19, raporton Gazeta “Enigma”.
Gjatë kësaj kohe janë regjistruar edhe 110 raste të reja të infektuara me COVID-19.
Kështu është bërë e ditur nga Ministria e Shëndetësisë.
Në 24 orët e fundit janë shëruar dy persona nga koronavirusi.
Deri tani në Kosovë 108 mijë e 623 persona janë regjistruar si të infektuar me COVID-19.
2 mijë e 267 persona kanë vdekur si pasojë e këtij virusi.