Spitali i Pejës këshillon të mos hani shumë në Ditën e Bajramit

Spitali i Pejës këshillon të mos hani shumë në Ditën e Bajramit

Spitali Rajonal i Pejës ka apeluar qytetarët për kujdes me ushqimet Ditën e Fitër Bajramit.

Në postimin e tyre, është bërë thirrje që të mos konsumohen porcione të mëdha, të kufizohen ëmbëlsirat dhe ushqimet me yndyrë

“Gjatë festave shijoni ushqimin me masë. Festat janë kohë gëzimi dhe tryezash të pasura, por është e rëndësishme të ruajmë balancën në të ushqyer. Shëndeti varet nga zakonet tona të përditshme”, thuhet në komunikatën e spitalit.

Related Articles