Një emigrant shqiptar 53-vjeçar ka ndërruar jetë sot në Ankona pasi u godit nga një tren në stacionin e linjës Pescara-Milano.
Sipas dëshmitarëve, akti dyshohet të ketë qenë i qëllimshëm, ndërsa hetimet vazhdojnë për të zbardhur rrethanat e ngjarjes.
Shërbimi i trenave në linjën Adriatike është rifilluar.
