Si pasojë e të shtënave me armë zjarri, një person ka humbur sot jetën.
Ngjarja tragjike ka ndodhur në fshatin Bokshiq të Klinës.
Incidenti ka ndodhur ndërmjet dy vëllezërve, teksa viktima F.I., nuk iu bëri ballë plagëve.
Rastin e ka konfirmuar edhe zëdhënësi i policisë për rajonin e Pejës, Fadil Gashi.
“Rreth orës 15:10 policia është njoftuar se, pas një fjalosjeje mes dy vëllezërve, njëri nga ta e qëlloi tjetrin me armë. Viktima u dërgua në emergjencën e Klinës, e më pas u bart drejt Spitalit të Pejës. Pak para se të nisej në drejtim të QKUK-së për tretman mjekësor, viktima fatkeqësisht ndërroi jetë. Në vendin e ngjarjes kanë dalur njësitet relevante të policisë dhe Prokurorisë, të cilat po vijojnë me procedurat hetimore” deklaroi Gashi.
