Vdes në QKUK edhe e dyshuara për vrasjen e dyfishtë në Majac të Podujevës

Vdes në QKUK edhe e dyshuara për vrasjen e dyfishtë në Majac të Podujevës

Ka vdekur edhe A.G, e dyshuara për vrasjen në fshatin Majac të Podujevës.

A.G. ka vdekur në QKUK, i tha gazetës një burim nga qendra spitalore.

Pas mesnatës ka vdekur edhe viktima tjetër e rastit, e cila u plagos ditën e djeshme.

Para pak orëve Qendra Klinike Universitare e Kosovës (QKUK) ka njoftuar se pacienteja e lindur në vitin 1953 ndërroi jetë në orën 03:00 pas mesnate, ndërsa gjendja e pacientes tjetër mbetet shumë e rëndë dhe po trajtohet intensivisht.

“Në orët e vona të mbrëmjes, Qendra Emergjente e QKUK-së pranoi dy paciente femra, njëra e lindur në vitin 1953 dhe tjetra në vitin 1995, të sjella me autoambulancë nga Podujeva pas plagëve nga arma e zjarrit”, thuhet në njoftim.

Të dyja pacientet u pranuan në gjendje shumë të rëndë dhe jo stabile, duke u intubuar me frymëmarrje të asistuar dhe duke iu nënshtruar ekzaminimeve emergjente.

Njëra paciente u dërgua në sallën operative, ku ekipet e Neurokirurgjisë dhe Anestezionit vazhdojnë trajtimin intensiv.

“Megjithë përpjekjet maksimale të stafit mjekësor, pacienteja e lindur në vitin 1953 ndërroi jetë në orën 03:00 pas mesnate”, njofton QKUK.

Gjendja e pacientes së dytë mbetet kritike, dhe ajo po trajtohet intensivisht nën kujdes të vazhdueshëm mjekësor.


Related Articles