Presidentja Vjosa Osmani ka lëshuar sallën ku po mbahet organizimit për “Javën e Gruas”, kur në podium doli kryetarja e Kuvendit, Albulena Haxhiu.
Osmani fillimisht doli e para për deklarim, ku foli për linçimet ndaj saj, duke thënë se në javët e fundit puna e saj është përballur me një fushatë baltosëse që sipas saj përbën një përpjekje të qëllimshme për cenimin e dinjitetit njerëzor dhe dëmtimin e demokracisë.
