Presidentja Vjosa Osmani nuk ka folur rreth vendimit të Gjykatës Kushtetueses për dekretin për shpërndarjen e Kuvendit.
“Për tema tjera tash jemi deklaruar. Faleminderit për mirëkuptimin… Jemi deklaruar për këto çështje, ju lus për mirëkuptim dhe respekt të masakrës”, tha ajo pas tubimit përkujtimor në kompleksin memorial në Krushë të Madhe.
