Pas mbledhjes së kryesisë së Partisë Demokratike të Kosovës (PDK) për të diskutuar rreth aktgjykimit të Gjykatës Kushtetuese, i cili i jep Lëvizjes Vetëvendosje edhe 34 ditë kohë shtesë për të zgjedhur presidentin, Vlora Çitaku tha se PDK e respekton plotësisht vendimin e GjK-së.
Ajo theksoi se mbledhja u zhvillua për të diskutuar mbi “vendimet për veprimet e ardhshme politike që na presin”.
“PDK e respekton vendimin e GjK-së dhe po besoj që secili që ka njohur aktivitetin e PDK-së e kupton se respektimi i vendimeve të Gjykatës nuk është temë për ne,” tha Çitaku.
