Vuçiq: Kurti do të takohet me Macronin, i ka dy kërkesa për të

Vuçiq: Kurti do të takohet me Macronin, i ka dy kërkesa për të

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, do të takohet me presidentin francez Emmanuel Macron nesër, 28 mars, dhe do t’i paraqesë dy kërkesa, ka thënë presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiq.

Vuçiq në TV Prva ka pretenduar se Kurti do t’i kërkojë Macronit që forcat e NATO-s në Kosovë të largohen nga zona kufitare dhe që Franca ta mbështesë këtë ashtu që Kosova “të mund të sjellë Forcat e Sigurisë së Kosovës në zonën tokësore të sigurisë”.

“Shpresoj që askush në NATO nuk do ta mendojë ta mbështesë këtë kërkesë, jam i sigurt se miku im Macron nuk do ta mendojë ta mbështesë. Do të ishte sulm direkt për paqen, popullin tonë, të gjithë Serbinë, dhe jam i sigurt se nuk do të ndodhë”, ka thënë ai.

Ai ka pretenduar tutje se Kurti do t’i kërkojë Macronit që Franca t’ia kushtëzojë Serbisë përdorimin e armëve, që ato të mos përdoren kurrë kundër shqiptarëve.

Siç ka pretenduar tutje Vuçiqi, autoritetet në Beograd kanë “njerëz rreth Kurtit” dhe ata kanë pranuar agjendën e tij për bisedën me Macronin.

“Kurti ka katër tema dhe dy kërkesa”, ka thënë ai.

Related Articles