Kurti: Për presidentin do ta ftoj në takim opozitën

Kurti: Për presidentin do ta ftoj në takim opozitën

Kryeministri Albin Kurti, ka folur sot rreth bllokadës së re politike rreth çështjes së presidentit, raporton Gazeta Enigma.

Ai ka njoftuar se do t’i ftojë në takim kryetarët e partive opozitare.

Ai ka thënë se beson që është mirë që të ketë 84-86 deputetë në sallë. 

“Padyshim që do të bëj ftesa për kryetarët e partive opozitare në mënyrë që të shohim se cilat janë rrugët ashtu që të arrijmë numrin prej së paku 80 deputetëve, e po e ritheksoj unë nuk besoj që është mirë të jemi veçse 80 apo 81, duhet të jemi rreth 84-86 që të jemi të sigurt në mënyrë që ta zgjedhim presidentin aty. Për këtë do të bëjmë edhe ftesa e do të ketë edhe takime, por çfarë ofertash do të ketë në ato takime duhet të presim që të ndodhin ato takime”, është shprehur Kurti në konferencën pas mbledhjes së Qeverisë.  / Gazeta Enigma.

Related Articles