KEDS del me sqarim për ndërrimin e orëve

KEDS del me sqarim për ndërrimin e orëve

KEDS ka lëshuar një komunikatë për media duke arsyetuar ndërrimin e orëve të energjisë elektrike që po ndodh në vend.

Sipas KEDS, kjo bëhët bazuar në planin për investime që është miratuar nga ZRRE dhe nuk lidhet vetëm me përiudhën e fundit apo ditët e fundit.

“Bazuar në operacionet shumëvjeçare, ndërrimi i njehsorëve dhe aktivitetet tjera operative realizohen rregullisht nga KEDS, përfshirë edhe ditët e shtuna, dhe nuk lidhen vetëm me këtë periudhë apo ditët e fundit.

Këto procese zhvillohen në përputhje me planin e investimeve të miratuar nga ZRRE.Qëllimi ynë është përmbushja e planit vjetor për zëvendësimin e njehsorëve, i cili zbatohet nga ekipet tona dhe kontraktorët e angazhuar, duke garantuar digjitalizimin e sistemit matës”, thuhet në komunikatën e KEDS.

Sipas KEDS “dërrimi i njehsorëve nuk ka asnjë lidhje me pretendimet që po qarkullojnë në opinion”.

“Njehsorët janë ndërruar dhe do të vazhdojnë të ndërrrohen në mënyrë të vazhdueshme, sipas planifikimit.

Siç është bërë e ditur edhe nga Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë, e cila po kryen verifikimet përkatëse, njehsorët matin saktë konsumin e energjisë elektrike, ndërsa devijimet e mundshme lidhen vetëm me datën dhe kohën”, thuhet në reagim.

Related Articles