Një aksident trafiku ka ndodhur sot në fshatin Tomoc të Istogut, ku u përfshinë dy automjete.
Pesë persona që ndodheshin në vetura kanë marrë tretman mjekësor për lëndime të lehta.
Lajmi e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë për rajonin e Pejës, Fadil Gashi.
Personat e lënduar janë dërguar fillimisht në Qendrën e Mjekësisë Familjare dhe më pas disa prej tyre në emergjencë për trajtim të mëtejshëm.
