PDK: E drejta për arsimim në gjuhën amtare është e garantuar

PDK: E drejta për arsimim në gjuhën amtare është e garantuar

Partia Demokratike e Kosovës ka dalur në mbështetje të protestës së studentëve shqiptarë në Maqedoninë e Veriut.

Në njoftimin e PDK-së thuhet se solidarizohen me kërkesat e këtyre studentëve, të cilët kanë protestuar sot për të drejtën e përdorimit të gjuhës shqipe në proceset arsimore dhe profesionale, përkatësisht për provimin e jurisprudencës.

“E drejta për arsimim dhe vlerësim në gjuhën amtare është e garantuar me kornizën ligjore dhe kushtetuese të Maqedonisë së Veriut, si dhe me standardet ndërkombëtare për të drejtat e njeriut. Cenimi i kësaj të drejte përbën shkelje të parimeve të barazisë, si dhe është goditje ndaj dinjitetit njerëzor dhe identitetit kombëtar shqiptar”, thuhet në njoftim.

Partia Demokratike e Kosovës u bën thirrje institucioneve përgjegjëse atje që t’i trajtojnë me seriozitet kërkesat e studentëve shqiptarë dhe siç tha kjo parti, të ndërmarrin hapat e nevojshëm për zbatimin e plotë të të drejtave të garantuara me ligj.

Related Articles