Opinionisti Mirlind Behluli ka thënë se për herë parë, kryeministri Albin Kurti ka para vete një përbindësh politik, duke folur për ish-presidenten Vjosa Osmani.
“Unë mendoj që për herë të parë, Kurti ka një përbindësh politik përballe, një zonjë e cila nuk përton të dalë në teren, nëse e sheh kur ka dalë për herë të fundit Bedri Hamza në teren ose secili anëtar tjetër të PDK dhe LDK”, ka thënë Behluli.
Ai gjithashtu tha se Osmani ka popullaritetin e madh, ndërsa elektorati rugovist ka kaluar në LVV përshkak të saj.
