Egzon Azemi është paraqitur në seancën gjyqësore, që akuzohet për rastin e kanosjes së gjyqtarit dhe prokurorit që e kishin trajtuar rastin e arrestimit të Dejan Pantiq.
Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Egzon Azemin nuk ishte paraqitur në gjykatë më 07.04.2026 (në sesionin e paradites) në rastin në të cilin po akuzohet së bashku me Arlind Manxhukën, Qerim Elshanin dhe Edi Zenelajn, për kanosjen ndaj gjyqtarit Mentor Bajraktari dhe ish-prokurorit, Afrim Shefkiu.Për këtë mungesë gjyqësor në sesionin e paradites ka njoftuar se do të lëshojë urdhërarrest.
Azemi për Kallxo ka thënë se në sesionin e pasdites është paraqitur në sallë të gjykatës, kurse për pjesën e paradites nuk ka arritur të marrë pjesë për shkak të obligimeve.
“Ne seancë jam, vetëm për shkak të obligimeve nuk arrita të marrë pjesë në seancën paraprake”- tha Azemi përmes një mesazhi telefonik.
Tutje, Azemi në rrjetin e tij social ka publikuar një fotografi nga salla e Gjykatës në të cilën po mbahet seanca për këtë rast.
