SC Gjilani dhuron momente të paharrueshme për fëmijët me sindromën Down

SC Gjilani dhuron momente të paharrueshme për fëmijët me sindromën Down

Kuq e bardhët e SC Gjilanit i hapën dyert e klubit të mërkurën për fëmijët me nevoja të veçanta nga Down Syndrome Kosova, shkruan Gazeta Enigma.

Nën një atmosferë të veçantë të krijuar për fëmijët, drejtuesit e klubit kishin përgatitur fanella të personalizuara me emrat e fëmijëve, të cilat i gjetën në zhveshtoren e lojtarëve të ekipit.

Për t’u ndjerë lojtarë të vërtetë, SC Gjilani fëmijëve nga organizata “Down Syndrome Kosova” ua hapi edhe dyert e fushës ku ekipi luan në ndeshje. Aty portieri i “Skifterave” “u pushtua” nga golat e njëpasnjëshëm të fëmijëve.

Krejt në fund, të vegjlit, pas “fitores” me golat e shënuar, iu bashkuan festës me tortë e pije, së bashku me lojtarët e SC Gjilanit.

Related Articles