Sot rreth orës 18:00 në fshatin Bajgorë të Podujevës, ka ndodhë vetaksident trafiku, ku ngasësi i një automjeti, për arsye akoma të panjohura ka humbur kontrollin dhe ka dalë nga rruga.
Si pasojë e këtij aksidenti, tre persona kanë pësuar lëndime trupore dhe të njejtit janë dërguar për trajtimin e nevojshëm mjekësor, ka bërë të ditur zëdhënësja e policisë, Flora Ahmeti për Gazetën “Enigma”.
“Njësia rajonale e trafikut ka dalë në vendin e ngjarjes dhe ka nisur një hetim për zbardhjen e shkaqeve që kanë sjellë deri te ky aksident”, ka deklaruar Ahmeti.