Kupa e Kosovës – Dukagjini mposhtë Ballkanin, Ferizaj fiton në Podujevë 

Kupa e Kosovës – Dukagjini mposhtë Ballkanin, Ferizaj fiton në Podujevë 

Janë zhvilluar dy ndeshjet e para, në gjysmëfinalet për Kupën e Kosovës.

Dukagjini ka bërë një hap të madh drejt finales, pasi mposhti në udhëtim Ballkanin me rezultat 3-0.

Takimi i dytë do të zhvillohet në Klinë, ku Dukagjini tashmë ka një avantazh të madh dhe është shumë pranë sigurimit të një vendi në finale. 

Ndërkohë, Ferizaj ka shënuar fitore të rëndësishme ndaj Llapit me rezultat 2-1, në ndeshjen e parë gjysmëfinale të Kupës së Kosovës.

Ferizaj triumfoi si mysafir në stadiumin “Zahir Pajaziti”, duke bërë një hap të madh drejt finales, pasi ndeshjen kthyese do ta zhvillojë në shtëpi.

Me këtë rezultat, Ferizaj krijon një avantazh të vlefshëm para ndeshjes së dytë, që pritet të vendosë skuadrën finaliste.

Related Articles