Zjarrvënia në një lokal në Prishtinë, arrestohen dy persona

Zjarrvënia në një lokal në Prishtinë, arrestohen dy persona

Policia e Kosovës ka arrestuar dy persona të dyshuar lidhur me zjarrvënien që kishte ndodhur më 31 mars të këtij viti në një lokal në Prishtinë.

F.A 33 vjecar, dhe K.G 31 vjecar, janë dy personat e arrestuar.

Me vendim të prokurorit të shtetit, të njëjtit, pas intervistimit, janë dërguar në mbajtje për 48 orë.

Postimi i plotë:

Arrestohen dy persona të dyshuar për zjarrvënie

Prishtinë, 08.04.2026 – Sektori i Hetimeve të Kryeqytetit ka arrestuar dy persona të dyshuar, lidhur me një rast të zjarrvënies që kishte ndodhur më 31.03.2026 në një lokal në Prishtinë.

Pas veprimeve të menjëhershme hetimore dhe operative, sot është arritur identifikimi dhe arrestimi i dy personave të dyshuar:

F.A., mashkull, 33 vjeç,

K.G., mashkull, 31 vjeç

Me vendim të prokurorit të shtetit, të njëjtit, pas intervistimit, janë dërguar në mbajtje për 48 orë.

Related Articles