Ministria e Shëndetësisë, sipas të dhënave nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës bën të ditur në total numri i rasteve aktive është 888.
MSH numri i përgjithshëm i të shëruarve është 105.688, ndërsa nga fillimi i pandemisë nga COVID kanë vdekur 2,268 persona.
Në 24 orët e fundit janë dhënë 14.616 doza të vaksinës kundër COVID-19.
Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 460.297 doza të vaksinës.
Deri më sot 162.807 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë.
Ndryshe, rritja e numrit të të infektuarve me coronavirus në Kosovë u tha se është paralajmërim për kujdes të shtuar kundër përhapjes së mëtejme së këtij virusi.
Drejtori i Shërbimit Spitalor Klinik Universitar të Kosovës (SHSKUK), Valbon Krasniqi ka thënë një ditë më parë se aktualisht situata është e menaxhueshme, por thekson se duhet pasur kujdes në këtë drejtim.
Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike ka bërë të ditur se rreth 90 për qind e rasteve të infektimit me COVID-19 janë të lidhura me variantin Delta. Ky variant, që është më ngjitës, është bërë dominues edhe në Kosovë. Instituti, mostrat për variantin Delta, i dërgon jashtë vendit për t’i analizuar.