Këtë të enjte një burrë është gjetur pa shenja jete mbrëmjen e së mërkurës në Dragodan (Arbëri) të Prishtinës.
Siç ka bërë të ditur zëdhënësi i Policisë për rajonin e Prishtinës, Enis Pllana, vdekjen e viktimës e ka konstatuar ekipi mjekësor në vendngjarje.
“Policia në koordinim me prokurorin e shtetit ka nisur një hetim mbi vdekjen si dhe po vazhdon me ndërmarrjen e të gjitha veprimeve hetimore dhe të ekzaminimit, që do të ndihmonin hetimin e ngjarjes si dhe sqarimin e plotë të rrethanave të rastit”, tha Pllana.
