Kurti deklarohet për çështjen e presidentit: Jemi në komunikim me Abdixhikun, s’ka ende rezultate

Kurti deklarohet për çështjen e presidentit: Jemi në komunikim me Abdixhikun, s’ka ende rezultate

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka deklaruar se janë në komunikim me kryetarin e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku dhe se kur të kenë rezultate, do t’i bëjnë publike.

LEXO EDHE: Emri i presidentit ende askund – Takimet e Kurtit me opozitën për unitet sa për “sy e faqe”

Këto komente Kurti i bëri shkurt për media pas pjesëmarrjes në Tryezën e Dialogut Ndërfetar “Bashkëjetesa ndërfetare ndër ne, virtyt hyjnor apo domosdoshmëri shoqërore?” E cila po mbahet në Prishtinë.

“Jemi në komunikim, kur të kemi rezultate do t’ua komunikojmë”, është deklaruar shkurt Kurti.

LEXO EDHE: Dikur aleatë, sot përballë – A do të jetë Osmani rivalja kryesore e Kurtit?

Njësoj u deklarua edhe dje. / Gazeta Enigma.

Related Articles