Alarm për bombë dy qendra tregtare në Shkup, MPB jep detaje

Alarm për bombë dy qendra tregtare në Shkup, MPB jep detaje

Dy alarme për vendosje bombash janë raportuar sot në dy qendra tregtare në Shkup të Maqedonisë së Veriut, duke vënë në lëvizje autoritetet policore.

Sipas Ministrisë së Punëve të Brendshme, kërcënimi ka ardhur përmes një emaili drejtuar institucioneve, ku pretendohej se pajisje shpërthyese ishin vendosur në qendrat tregtare “East Gate” dhe “Diamond”.

“Sot (19.04.2026) në adresën e email-it të Ministrisë së Punëve të Brendshme është pranuar një mesazh me kërcënim se në qendrat tregtare “East Gate” dhe “Diamond” në Shkup janë vendosur pajisje shpërthyese. Zyrtarët policorë po marrin masa dhe po kryejnë kontrolle në qendrat tregtare”, thuhet në njoftimin e Policisë së Maqedonisë së Veriut.

Menjëherë pas sinjalizimit, forcat policore kanë dalë në terren dhe kanë nisur kontrollet e detajuara në të dy lokacionet, ndërsa janë ndërmarrë masa sigurie dhe evakuimi i përkohshëm i hapësirave.

Autoritetet kanë bërë të ditur se po hetohet origjina e kërcënimit, ndërsa situata mbetet nën monitorim të vazhdueshëm.

Related Articles