Kurti: Shkuarja në zgjedhje s’është opsion, duhet vullnet për zgjidhje e vendime jo të lehta

Kurti: Shkuarja në zgjedhje s’është opsion, duhet vullnet për zgjidhje e vendime jo të lehta

Kryeministri Albin Kurti në mbledhen e sotme të ekzekutivit ka thënë se shkuarja në zgjedhje të parakohshme nuk është opsion” dhe se për zgjedhjen presidentit duhet vullnet e gatishmëri për kompromis. 

“Kemi hyrë në pjesën e fundit të muajit prill, dhe para vetës kemi një afat kushtues që po ofron, shkuarja në zgjedhje të parakohshme parlamentare unë besoj që nuk është opsion, e zgjedhja e presidentit është detyrë kushtetuese të zgjedhurve të popullit. Kjo kërkon vullnet për zgjidhje, gatishmëri për kompromis dhe vendime jo të lehta”, ka deklaruar Kurti në mbledhjen e Qeverisë, duke shtuar se zgjedhjet nuk do të sjellin ndryshime në rezultat. 

Ai ka thënë se diskutimet për zgjedhjen e presidentit  duhet të  zhvillohen nga pozicionet e fituara në zgjedhjet e kaluara. 

“Ne e dimë që nuk ka parti që mund të pretendojë se i fiton 80 e më shumë deputetë, andaj duhet të pranohet rezultati i zgjedhjeve dhe nga këto pozicione të zhvillohen diskutime të sinqerta e të arsyeshme në interesin më të mirë për vendit tonë. Ne jemi të hapur për zgjidhje e cila i përgjigjet vullnetit qytetar”, është shprehur Kurti. 

Related Articles