Në mbledhjen e sotme të Qeverisë, kryeministri Albin Kurt falënderoi të gjithë të zgjedhurit e popullit që votuan pro Projektligjit për Byronë për Konfiskimin e Pasurisë së Pajustifikueshme, megjithatë, sipas tij, miratimi i shqyrtimit të parë të këtij projektligji ka shqetësuar shumë kë.
“Byroja do të bëhet sepse me të përfundimisht merr fund ajo parulla që kurrë nuk do të duhet të përsëritej në të ardhmen, rroga e vogël, fitimi i madh. E kemi thënë edhe më herët, pasuria e fituar në mënyrë të paligjshme kurrë nuk është as private as legjitime sepse ajo kurrë nuk është fituar”, u shpreh Kurti në mbledhjen e qeverisë.
