Mustafa: PDK e ka kuptuar me kohë lojën e Albin Kurtit

Mustafa: PDK e ka kuptuar me kohë lojën e Albin Kurtit

Deputeti i PDK-së, Arben Mustafa tha se “PDK e ka kuptuar me kohë lojën e Albin Kurtit”.

Kjo deklaratë vjen pas takimit mes Albin Kurtit dhe Lumir Abdixhikut, ku nuk pati marrëveshje.

Mustafa tha për Kurtin se “ky njeri nuk njeh tjetër logjikë, përveç kapjes së të gjitha pushteteve”.

“Ai nuk është në politikë për të ndërtuar, por vetëm për të marrë sa më tepër pushtet dhe për të sunduar. Prandaj, nuk i dhamë kënaqësinë që të luajë me emra për president dhe të bëjë filma”, shkroi Mustafa në një postim.

Related Articles