Vrasje e trefishtë është raportuar në Podgoricë, ku policia ka gjetur tre trupa pa shenja jete, të tre meshkuj.
Sipas “Vijesti”, policia ka bërë të ditur se dy nga viktimat janë vëllezër nga Rozhaje, Denis Hoti (28) dhe Nezrin Hoti (27).
Autoritetet kanë deklaruar se rasti nuk lidhet me përplasje të grupeve kriminale.
Policia është në kërkim të një personi nga Rozhaja, Vehid Muriq, i dyshuar për vrasjen e trefishtë. Dyshohet se krimi ka ndodhur gjatë natës, në një banesë me qira në Podgoricë.
Sipas hetimeve paraprake, i dyshuari besohet se ka vrarë tre shokët e tij me të cilët punonte në ndërtimtari në Podgoricë, dhe më pas është larguar nga vendi i ngjarjes.
Më pas, i dyshuari dyshohet se është kthyer në vendlindjen e tij në Rozhaje, ku ka ushtruar dhunë edhe ndaj nënës së tij në shtëpi. Ky rast është raportuar nga familja në polici, dhe vetëm pas kësaj është zbuluar vrasja në Podgoricë.
Policia po zhvillon kërkim intensiv për kapjen e të dyshuarit.
Sipas autoriteteve, dyshohet se krimit i kanë paraprirë mosmarrëveshje personale mes viktimave dhe të dyshuarit. Të gjitha personat janë nga Rozhaje.
