Ushtarë çekë, moldavë dhe italianë të angazhuar në Njësinë e Specializuar Shumëkombëshe të KFOR kanë zhvilluar patrulla në Prishtinë.
Sipas njoftimit zyrtar, këto aktivitete synojnë ruajtjen e një mjedisi të sigurt, rritjen e ndërveprimit me komunitetin dhe forcimin e bashkëpunimit në terren.
KFOR thekson se patrullat janë pjesë e angazhimit të vazhdueshëm për të garantuar siguri dhe liri të lëvizjes për të gjithë qytetarët në Kosovë.
