Deputeti i LVV-së, Naim Bardiqi, ka kërkuar falje për mesazhin e publikuar, ku e cilëson zgjedhjen e presidentit si “karate”.
“Ka qenë komunikim me sarkazëm. I bërë mes miqsh. Ka qenë cenim i privatësisë. Mesazhet në privat nuk janë për publikun”, tha Bardiqi.
“Kërkoj falje. S’ka të bëj me ofendim. Thyerje e privatësisë”, tha tutje ai.
