E rëndë: Vritet me plumb në kokë shqiptari në Greqi – gjendet në një stallë lopësh

E rëndë: Vritet me plumb në kokë shqiptari në Greqi – gjendet në një stallë lopësh

Një shtetas shqiptar është gjetur i pajetë në qytetin e Kalamatas në Greqi, pasditen e së martës, me një plagë në kokë të shkaktuar nga armë e zjarri.

Sipas policisë greke dhe raportimeve fillestare, viktima është zbuluar brenda një stalle në një banesë në zonën Bournias të qytetit.

Policia greke ka bërë të ditur se rrethanat e ngjarjes mbeten ende të paqarta, ndërsa po hetohen të gjitha pistat e mundshme për të zbardhur dinamikën e ngjarjes.

Related Articles