Migjen Kelmendi është larguar nga Partia Demokratike e Kosovës, raporton Gazeta Enigma.
Lajmin e ka bërë të ditur përmes një postimi në llogarinë e tij në Facebook, i cili ka thënë se po largohet nga partia që t’u krijojë hapësirë njerëzve të ri.
“Sot mendoj se i ndihmoj tue u terheq dhe tue krijue hapsine per emna te ri dhe njerez te ri, sepse partia ka shume nevoje me u riperterie dhe me krijue nji fabul te re.
Besoj se partia ka me perballue kete periudhe kur po duhet me vazhdue, perkohesisht, pa themeluesit e saj, dhe ka me arrite me rifitue vendin e saj meritor ne spektrin partiak te Kosoves”, ka shkruar Kelmendi.
Ai ka thënë se këtë vendim e ka marrë më 6 qershor, por se i është kërkuar që të pres deri në përfundimin e procesit të zgjedhjes së kryetarit dhe Kryesisë.
“(PS. Kjo deklarate asht shkrue me 6 Qershor, por me lutjet e miqve te mij, mu kerkue me botue mbasi te kryhet procesi i zgjedhjes se kryetarit dhe kryesise se re.)”, thuhet në postimin e tij.