Haxhiut i takon sot partitë, pritet të caktohet data e zgjedhjeve

Haxhiut i takon sot partitë, pritet të caktohet data e zgjedhjeve

U.d e presidentes, Albulena Haxhiu, sot do t’i mbledh liderët e partive për ta caktuar datën e zgjedhjeve të reja, shkruan Gazeta Enigma.

“Në orën 15:00, Ushtruesja e Detyrës së Presidentes së Republikës së Kosovës, Albulena Haxhiu pret në takim konsultativ partitë politike për caktimin e datës së zgjedhjeve të parakohshme. Mediat mund të marrin pamje në fillim të takimit”, thuhet në njoftim.

Dje Haxhiu është takuar me kreun e KQZ-së, Kreshnik Radoniqi, me të cilin ka diskutuar për të njëjtën temë.

Radoniqi ka thënë se KQZ preferon datën më të largët të mundshme e që është 7 qershori.

Related Articles