Ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia, ka bërë thirrje për vaksinim kundër COVID-19, raporton Gazeta Enigma.
Ai gjatë fjalimit të tij në seancën e Kuvendit, ka thënë se varianti ‘Delta’ nuk është duke i kursyer as fëmijët.
“S’ka alternativë tjetër pos vaksinimit. Me paraqitjen e Delta-s është e qartë se çdo masë konvencionale nuk do ta ketë suksesin që ka pasur para këtij varianti. Janë 290 ekipe të vaksinimit në tërë Kosovën ky proces do të vazhdojë me rritjen e numrit të ekipeve, si në Prishtinë”, është shprehur ai.
“Nga e hëna jemi në takime për rishikimin e masave të reja që do të jenë konform insetivizimit të qytetarëve për vaksinim. Vaksina ka mjaftueshëm, janë të sigurta dhe nuk ka arsye për mosvaksinim. Janë shumë fëmijë të infektuar në valën e fundit. Ky është një alarm që të jemi të ndërgjegjshëm”.