Ambasada e Shteteve të Bashkuara në Kosovë ka deklaruar se po i ndjek nga afër zhvillimet e fundit politike në vend, pas procesit për caktimin e zgjedhjeve të reja parlamentare.
një zëdhënës i Ambasadës amerikane ka theksuar se vazhdimi i ngërçit politik po e dëmton besimin në institucionet e Kosovës.
“Po i ndjekim nga afër zhvillimet. Ky bllokim i vazhdueshëm politik po dëmton besimin në institucionet e Kosovës“, thuhet në një përgjigje për televizionin Dukagjini.
“Ne do të donim të shihnim të gjitha grupet politike të bashkëpunonin për interesat më të mira të popullit të Kosovës”, thuhet në deklaratë.
