Kryeministri Albin Kurti ka bërë të ditur se partitë politike kanë afat deri më 12 maj për dorëzimin e listave të kandidatëve për zgjedhjet e 7 qershorit.
Kurti tha se kanë mbetur edhe pesë ditë deri në përmbylljen e afatit, teksa paralajmëroi mbajtjen e Mbledhjes së Këshillit të Përgjithshëm dhe edhe dy mbledhjeve të Kryesisë së Lëvizjes Vetëvendosje.
“Nuk mund të flas për emra se kush do të jetë në listë, por ne jemi duke e zbatuar programin dhe zotimet me të cilat i kemi fituar zgjedhjet e 28 dhjetorit”, deklaroi Kurti.
Sipas tij, vendi nuk ndodhet në një situatë të re politike, por vetëm po shkon në zgjedhje të reja, duke kujtuar se zgjedhjet e fundit janë mbajtur vetëm katër muaj më parë.
“Nuk mund të themi që kemi situatë të re, por vetëm zgjedhje të reja sepse para katër muajsh patëm zgjedhje”, tha ai.
