Real Madridi ka informuar se është hapur procedurë disiplinore ndaj dy lojtarëve Federico Valverde dhe Aurelien Tchouameni.
Tchouameni thuhet se e ka goditur në fytyrë Valverden, i cili është dërguar në spital pasi ka rënë me ballë në tavolinë dhe ka mbetur i gjakosur.
Lidhur me këtë situatë shokuese ka reaguar edhe Reali, që ka informuar se procedura disiplinore është hapur mirëpo nuk ka ndonjë vendim aktualisht.
“Real Madridi njofton se, pas ngjarjeve që ndodhën këtë mëngjes, klubi ka vendosur të hapë procedura disiplinore ndaj lojtarëve tanë Fede Valverde dhe Aurelien Tchouameni”.
“Klubi do ta bëjë të ditur epilogun e të dyja rasteve në kohën e duhur, pasi të jenë përfunduar procedurat e brendshme përkatëse”, njoftoi klubi.
Official Statement— Real Madrid C.F. 🇬🇧🇺🇸 (@realmadriden) May 7, 2026
