Bajrami e LDK-së kërkon subvencionim të plotë të qumështit

Bajrami e LDK-së kërkon subvencionim të plotë të qumështit

Deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Hykmete Bajrami, ka kërkuar masa të gjera mbështetëse për sektorin e bujqësisë, me fokus të veçantë në industrinë e qumështit.

Ajo ka deklaruar se qeveria duhet të subvencionojë të gjithë zinxhirin e prodhimit të qumështit, duke përfshirë fermerët, përpunuesit dhe tregtarët, në mënyrë që produkti vendor të bëhet konkurrues ndaj atij të importuar.

Sipas saj, diferenca në çmim duhet të jetë deri në 20 cent për litër, duke theksuar se vetëm në këtë mënyrë konsumatori do të zgjedhë qumështin vendor. Bajrami ka shtuar se këto masa duhet të vazhdojnë deri në konsolidimin e plotë të sektorit dhe të shtrihen edhe në produkte të tjera bujqësore.

Ajo gjithashtu ka theksuar se stabiliteti politik dhe zhvillimi ekonomik duhet të jenë prioritete të qeverisë së ardhshme pas zgjedhjeve të 7 qershorit.

Related Articles