Ferizajt i vështirësohen punët për mbijetesë, pas barazimit me Malishevën

Ferizajt i vështirësohen punët për mbijetesë, pas barazimit me Malishevën

Ferizaj dhe Malisheva kanë luajtur baras 1-1 në kuadër të xhiros së 33-të në Albi Mall Superligë.

U desh të kalonin 38 minuta lojë për të parë golin e parë në ndeshje, ku Ade Oguns asistoi te Ruben Silva-Richards i cili shënoi nga afërsia për 1-0.

E në fund të pjesës së parë,Malisheva mbeti me 10 futbollistë në fushë pasi Robert Mathieu Ndjigi u ndëshkua me kartonin e dytë të verdhë dhe u përjashtua nga loja.

Me epërsinë minimale të vendasve 1-0 përfunduan 45 minutat e para të ndeshjes.

Përkundër se me një futbollist më pak në fushë,Malisheva arriti të shënonte falë Assane Diattas në minutën e 63-të për 1-1.

Ferizaj insistoi të gjente golin e fitores deri në fund të ndeshjes, por një gjëje të tillë nuk ia arriti dhe kësisoj ia vështirëson vetës punët për mbijetesë.

‘Ujqit’ mbeten në pozitën e parafundit në tabelë me 35 pikë, pesë më pak se Llapi që ndodhet në pozitën e barazhit, derisa Malisheva është e treta me 53 pikë.

Related Articles