AAK mbledh sot Këshillin e Përgjithshëm, diskutohen përgatitjet për zgjedhje

AAK mbledh sot Këshillin e Përgjithshëm, diskutohen përgatitjet për zgjedhje

Këshilli i Përgjithshëm i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, do të mblidhet sot me fillim nga ora 17:00.

Ky takim vjen veç 1 ditë para se të mbarojë afati i përpilimit të listës së kandidatëve për deputetë, që duhet të dorëzohet në KQZ më së largu deri nesër para mesnatës.

Po ashtu, aty pritet të diskutohet edhe rreth përgatitjeve finale për Kuvendin Zgjedhor të kësaj partie, që pritet të mbahet më 24 maj, ku do të zgjedhet kryetari dhe kryesia e re.

Related Articles