Haradinaj nga Suhareka: Të gatshëm për zgjedhjet me synimin për rezultat pozitiv, si parti e parë

Haradinaj nga Suhareka: Të gatshëm për zgjedhjet me synimin për rezultat pozitiv, si parti e parë

Ramush Haradinaj ka njoftuar se Bali Muharremaj ka marrë besimin e delegatëve për të vazhduar edhe një mandat në krye të degës së Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës në Suharekë,

Sipas Haradinajt, rizgjedhja e Muharremajt vjen si rezultat i punës dhe qeverisjes në komunë, ndërsa ka theksuar se dega e AAK-së në Suharekë është e gatshme për zgjedhjet e 7 qershorit.

“U pa qartë një organizim serioz dhe një mobilizim i fuqishëm, që tregon se Aleanca në Suharekë është plotësisht e gatshme për sfidën e radhës së zgjedhjeve të 7 qershorit, me synimin për rezultat pozitiv, si parti e parë”, shkruan tutje Haradinaj.

Related Articles