Rrahen mes vete pesë persona në Prishtinë

Rrahen mes vete pesë persona në Prishtinë

Policia e Kosovës përmes raportit ka njoftuar se dje janë arrestuar pesë persona pasi që janë rrahur mes vete pas një mosmarrëveshje që ka ndodhur në trafik.

Rasti ka ndodhur në Lagjen e Spitalit në Prishtinë.

“Janë arrestuar pesë të dyshuar meshkuj kosovarë pasi që të njëjtit pas një mosmarrëveshje në trafik janë përleshur fizikisht në mes vete. Si pasojë e rrahjes të dyshuarit kanë pësuar lëndime trupore dhe kanë pranuar tretman mjekësor. Me vendim të prokurorit, pas intervistimit të dyshuarit janë dërguar në mbajtje”, thuhet në raport.

Related Articles