KB Peja mban Kuvendin Zgjedhor më 24 maj

KB Peja mban Kuvendin Zgjedhor më 24 maj

KB Peja ka njoftuar zyrtarisht thirrjen e Kuvendit Zgjedhor, i cili do të mbahet më 24 maj 2026, në ora 18:00, në përputhje me nenin 19 të statutit të klubit dhe me rekomandimin e Ministrisë së Kulturës, Rinisë dhe Sportit si dhe Federatës së Basketbollit të Kosovës.

Në këtë kuvend, anëtarësia dhe delegatët e organit më të lartë vendimmarrës të KB Peja do të kenë për detyrë të zgjedhin strukturat e reja drejtuese të klubit, përfshirë Presidentin e ri, dy nënkryetarët dhe Bordin e ri drejtues. Pas konstituimit të bordit të ri, pritet që të emërohet edhe Drejtori i ardhshëm i klubit.

Në njoftim theksohet se KB Peja mbetet e hapur për përfshirjen e figurave të reja me aftësi menaxhuese dhe për individë që dëshirojnë të kontribuojnë në zhvillimin dhe avancimin e klubit.

Related Articles